Një pamje e pazakontë është xhiruar në fshatin Tearcë të Tetovës, pasi një ari u pa duke lëvizur nëpër vendbanim.
Pamjet e lëvizjes së ariut u postuan në rrjetet sociale dhe tërhoqën vëmendjen e banorëve.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet kafsha e egër duke ecur lirshëm nëpër rrugët e fshatit.
Kjo nuk është hera e parë që ariu të zbret në këtë zonë. Më herët është xhiruar disa herë kjo kafshë e egër në rajonin e Komunës së Tearcës.
Burimi: telegrafi.com ↗

