KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

G7 kërkon përgjigje për Ukrainën dhe Iranin

G7 kërkon përgjigje për Ukrainën dhe Iranin

Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve kryesore të industrializuara (G7) mblidhen në Paris për bisedime dyditore.

Në fokus të diskutimeve, nën kryesimin e Francës, janë lufta agresore e Rusisë kundër Ukrainës dhe përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse paqësore.

Gjithashtu, ministrat do të diskutojnë për situatën në Lindjen e Mesme dhe sigurinë e rrugëve tregtare dhe detare.

Me përfundimin e kryesisë franceze në fund të vitit, drejtimi i G7 do t’i kalojë Shteteve të Bashkuara në bazë të rotacionit të zakonshëm.

Anëtarë të G7, përveç Gjermanisë dhe Francës, janë edhe Mbretëria e Bashkuar, Italia, Japonia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjermania përfaqësohet në kryeqytetin francez do të udhëtojë ministri i Jashtëm Johann Wadephul.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, planifikon që sulmet e fundit kibernetike nga një grup i dyshuar prorus të jenë ndër temat e diskutimit të takimit të ministrave të Jashtëm të G7.

“Jemi në një luftë hibride. Prandaj u kam kërkuar vendeve të G7 që ta vendosin këtë çështje në qendër të debatit të tyre”, citohet ai nga agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Të dhëna të ndjeshme të ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, dhe të familjes së tij përfunduan në dark web.

Si do të pozicionohet SHBA?

Edhe kryediplomati amerikan Marco Rubio pritet të marrë pjesë në bisedimet në Paris.

Vetëm një javë pas humbjes së republikanëve të presidentit Donald Trump në zgjedhjet e ndërmjetme, pritet me interes pozicionimi i SHBA në politikën e jashtme.

Gjithashtu mbetet për t’u parë nëse, pesë javë para samitit të G20 në SHBA, vendet pjesëmarrëse do të arrijnë të gjejnë një qëndrim të përbashkët ndaj Rusisë dhe Kinës.

Që nga e marta, Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, bisedime nën ndërmjetësimin e SHBA-së për një përfundim të mundshëm të luftës së nisur nga Rusia në vitin 2022.

Kjo është hera e parë që palët rikthehen në tryezën e negociatave që nga shkurti.

Vendet evropiane kishin kërkuar me këmbëngulje të përfshiheshin në këto bisedime.

Tashmë, sipas autoriteteve franceze, Evropa do të jetë “e përfaqësuar mirë” në negociata.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur se në çfarë forme konkrete do të realizohet ky përfaqësim. /DW/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.