KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Anulohen bisedimet SHBA-Iran në Zvicër

Anulohen bisedimet SHBA-Iran në Zvicër

Bisedimet e planifikuara midis Iranit dhe SHBA-së në vendpushimin malor Burgenstock në Zvicër janë shtyrë, ka njoftuar ministria e jashtme zvicerane.

Por, Zvicra tha se “mbetet e gatshme të lehtësojë këto bisedime”.

Nuk u zbulua asnjë detaj mbi datën e ardhshme të bisedimeve, por ministria tha se “puna përgatitore përkatëse në Burgenstock po vazhdon”.

Së fundmi u raportua se edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka anuluar udhëtimin drejt shtetit zviceran.

Zyrtarët amerikanë dhe iranianë duhej të takoheshin së bashku me ndërmjetësuesit nga Pakistani dhe Katari në kantonin Nidwalden për të filluar negociatat mbi zbatimin e marrëveshjes.

Por një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se udhëtimi i Vance ishte shtyrë për shkak të sfidave logjistike.

Ndryshe, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, nënshkruan të mërkurën një marrëveshje fillestare që synon t’i japë fund luftës në Iran.

Marrëveshja e përkohshme u jep të dyja palëve 60 ditë për të arritur një marrëveshje përfundimtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.