KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ancelotti konfirmon se së shpejti do të rinovojë kontratën e tij me Brazilin

Ancelotti konfirmon se së shpejti do të rinovojë kontratën e tij me Brazilin

Trajneri italian Carlo Ancelotti po e shijon maksimalisht aventurën e tij me “Seleçaon” dhe ka deklaruar se pret ta “zgjas kontratën edhe për katër vite të tjera” me përfaqësuesen e Brazilit.

Ish-trajneri i Milan, Juventus, Chelsea, Bayern Munich, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain mori detyrën e tij të parë në nivel kombëtaresh kur u emërua nga Brazili verën e kaluar.

Madje, përpara se të përballet me sfidat e para të mëdha në kuadër të Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, ai tashmë po mendon për të ardhmen.

“Është një lloj i ri pune për mua, dhe sinqerisht jam ndikuar shumë pozitivisht nga kjo eksperiencë”.

“Mendoj se do ta rinovoj kontratën me Brazilin edhe për katër vite të tjera”, ka deklaruar Ancelotti për Movistar.

Plani, sipas tij, është të ndërtohet një projekt afatgjatë, me synim jo vetëm Kupën e Botës 2026, por edhe Kupën e Botës 2030 dhe Kupën e Amerikës 2028.

66-vjeçari ka regjistruar dy fitore, një barazim dhe një humbje që prej nënshkrimit të kontratës në maj 2025.

Shumë tifozë kishin shpresuar që ai të linte drejtimin e Brazilit dhe një ditë të merrte në dorë kombëtaren e vendit të tij, Italinë, e cila ka hasur vështirësi nën drejtimin e disa përzgjedhësve dhe ka munguar në dy edicione radhazi të Kupës së Botës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.