KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasadorja zvicerane flet për rëndësinë e diasporës, përmend tre përfaqësues të infermierëve shqiptarë në Zvicër

Ambasadorja zvicerane flet për rëndësinë e diasporës, përmend tre përfaqësues të infermierëve shqiptarë në Zvicër

Ambasadorja zvicerane vlerëson rolin e diasporës: Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër përmendet gjatë konferencës ndërkombëtare në Kosovë

Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, ka theksuar rëndësinë e diasporës dhe bashkëpunimit ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, gjatë Konferencës së Parë Ndërkombëtare për Cilësinë e Shërbimeve Shëndetësore, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër (LISZ).

Gjatë fjalimit të saj në konferencë, ambasadorja përmendi takimin me tre bashkëqytetarë zviceranë nga diaspora, të cilët kishin ardhur në Kosovë për të zhvilluar mundësi bashkëpunimi, përcjell Telegrafi.

“Jam shumë e kënaqur që, edhe pse ndodhem këtu vetëm prej një ore e gjysmë, tashmë kam takuar tre bashkëqytetarë zviceranë nga diaspora, të cilët kanë ardhur këtu për të zhvilluar bashkëpunime”, u shpreh ambasadorja.

Tre personat të cilëve iu referua Cattin Hennin janë përfaqësues të kryesisë së LISZ-së: Yllka Zuzaku-Mustafa, presidente e organizatës, Ilir Hoti, nënkryetar dhe udhëheqës i strategjisë dhe bashkëpunimeve, si dhe Xheneta Zuzaku, udhëheqëse e arsimit dhe zhvillimit profesional.

Konferenca u organizua nën moton “Investojmë në cilësi – Ndërtojmë besim”, ndërsa përfaqësuesit e LISZ-së morën pjesë në të për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit profesional ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

Ambasadorja theksoi gjithashtu se bashkëpunimi nuk realizohet vetëm në nivel shtetëror, por edhe përmes lidhjeve të drejtpërdrejta ndërmjet njerëzve.

Takimet e përfaqësuesve të LISZ-së me institucionet në Kosovë

Gjatë pjesëmarrjes në konferencë, delegacioni i LISZ-së zhvilloi takime me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula, zëvendëskryeministren e dytë dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas përfaqësuesve të LISZ-së, ministri Vitia i ftoi ata që diskutimet për mundësitë e bashkëpunimit t’i vazhdojnë në një takim zyrtar.

Përfaqësuesit e organizatës u pritën gjithashtu nga kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, e cila shprehu mbështetjen e saj për zhvillimin e bashkëpunimit profesional.

Gjatë konferencës zhvilluan biseda edhe me Fetije Huruglicën, ish-shefe e Divizionit të Infermierisë në Ministrinë e Shëndetësisë, lidhur me rëndësinë e profesionit të infermierisë dhe zhvillimin e tij.

LISZ vlerësoi angazhimin e Lulzim Gashit, udhëheqës i Divizionit për Infermieri në SHSKUK, i cili shoqëroi delegacionin gjatë qëndrimit në Kosovë dhe kontribuoi në realizimin e takimeve me përfaqësues institucionalë.

Organizata shprehu mirënjohje edhe për Bardh Ahmetin, shef i kabinetit të ministrit të Shëndetësisë, për ftesën, mikpritjen dhe mundësinë e krijimit të kontakteve të reja profesionale./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.