KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasadori britanik takohet me Konjufcën, diskutojnë për Gjykatën Speciale dhe obligimet ndërkombëtare të Kosovës

Ambasadori britanik takohet me Konjufcën, diskutojnë për Gjykatën Speciale dhe obligimet ndërkombëtare të Kosovës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Përmes një postimi, Hargreaves ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për çështjet që prekin Kosovën dhe rajonin më të gjerë, transmeton lajmi.net.

Një pjesë e diskutimit, sipas ambasadorit britanik, iu kushtua edhe rolit të Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Procesin e Apelit pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Hargreaves ka theksuar rëndësinë e këtij grupi në garantimin e vazhdimit të përkushtimit të Kosovës ndaj obligimeve ekzistuese ndërkombëtare dhe respektimit të sundimit të ligjit.

Postimi i plotë: 

Një diskutim i vlefshëm me ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, lidhur me partneritetin ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, si dhe çështjet me të cilat përballen Kosova dhe rajoni më i gjerë.

Gjithashtu, diskutuam për rolin e rëndësishëm të Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Procesin e Apelit pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, në mënyrë që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj obligimeve të saj ekzistuese ndërkombëtare dhe të vazhdojë të respektojë sundimin e ligjit./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.