KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasadori britanik komenton takimet me tri komisionet e sapoformuara të Kuvendit

Ambasadori britanik komenton takimet me tri komisionet e sapoformuara të Kuvendit

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka komentuar takimet e tij gjatë kësaj jave, në tri komisionet e sapoformuara të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori tha se pret thellimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Kosovës, raporton IndeksOnline.

“Një javë produktive me takime prezantuese me tri komisionet e sapoformuara të Kuvendit të Kosovës: Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione; Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes; si dhe Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Gjatë këtyre takimeve, përgëzova komisionet për konstituimin e tyre dhe riafirmova miqësinë e fortë të Mbretërisë së Bashkuar me Kosovën. Mbi të gjitha, pata kënaqësinë të dëgjoj drejtpërdrejt nga anëtarët e komisioneve lidhur me prioritetet e tyre për këtë legjislaturë dhe punën që i pret”, ka shkruar ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.