KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasada e SHBA-së në Tiranë udhëzon qytetarët amerikanë: Shmangni protestat

Ambasada e SHBA-së në Tiranë udhëzon qytetarët amerikanë: Shmangni protestat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat ku zhvillohen demonstratat në kryeqytet, në prag të protestës së paralajmëruar për të shtunën.

Në njoftimin e saj, nw faqen e Website,  ambasada thekson se protestat në qendër të Tiranës dhe pranë institucioneve qeveritare vijojnë, ndërsa disa prej tyre kanë përfunduar në përplasje të dhunshme, me përdorim të mjeteve ndezëse, hedhje gurësh dhe dëmtim të pronës.

Sipas paralajmërimit, demonstrata të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim, si në Tiranë ashtu edhe në qytete të tjera të vendit. Ato mund të përhapen edhe në rrugët përreth, duke sjellë shtim të pranisë policore, bllokime të qarkullimit, devijime dhe mbyllje të akseve rrugore.

Ambasada paralajmëron se personat që ndodhen pranë zonave të protestave mund të ekspozohen ndaj gazit lotsjellës, fishekzjarrëve të hedhur në drejtim horizontal, mjeteve ndezëse dhe predhave të gomës. Për këtë arsye, personelit të saj i është kërkuar të shmangë të gjitha zonat ku zhvillohen demonstratat.

Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se mund të ketë mbyllje të tjera ose kufizim të shërbimeve publike në Tiranë, përfshirë transportin publik dhe institucionet qeveritare.

Ambasada u kërkon qytetarëve amerikanë të shmangin protestat, të jenë të vëmendshëm ndaj mjedisit përreth, të ndjekin mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve, si dhe të kenë gjithmonë një plan emergjence ose daljeje nga zonat ku mund të ndodhen demonstratat.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.