KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aleanca: Pushteti po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja, nuk meriton të qeverisë me jetën e qytetarëve

Aleanca: Pushteti po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja, nuk meriton të qeverisë me jetën e qytetarëve

Sot u mbajt mbledhja e Këshillit të Kryetarëve të Degëve të Aleancës, ku u trajtuan çështje të organizimit të brendshëm dhe aktivitetit politik.

Kështu u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebbok të faqes së Aleancës.

Tutje në njoftim thuhet se sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit, Aleanca e ka bërë të qartë se qëllimi i njerëzve që sot po e mbajnë pushtetin ilegalisht është çuarja e vendit në zgjedhje të reja.

“Ajo që kemi parë deri tani përputhet me atë që kemi thënë vazhdimisht, fajësimi i partive të tjera dhe caktimi i datës së mbajtjes së zgjedhjeve në datën që u konvenon atyre. Pushteti që e lë vendin pa energji dhe në mëshirën e mafias energjetike, që energjinë e sjell prej Serbisë. Pushteti që blen edhe barna, gur e zall prej Serbisë. Pushteti që i dënon bizneset vendore dhe shkatërron ekonominë e vendit. Pushteti që krejt çka arrin të bëjë është t’i përçajë qytetarët e vendit, nuk meriton të qeverisë me jetën e qytetarëve”, thuhet në postim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.