KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aleanca: Ndihma ligjore për krerët e UÇK-së të trajtohet me seriozitetin më të lartë shtetëror

Aleanca: Ndihma ligjore për krerët e UÇK-së të trajtohet me seriozitetin më të lartë shtetëror

Aleanca ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së partisë, ku ka dalë me disa qëndrime lidhur me proceset politike në vend.

Në mesin e tyre, partia e udhëhequr nga Ardian Gjini, ka deklaruar se qëndron fuqishëm në mbrojtje të luftës çlirimtare, duke kërkuar me ngulm që ndihma ligjore për krerët e UÇK-së të trajtohet me seriozitetin më të lartë shtetëror.

Sipas kësaj partie, ky proces duhet të zhvishet menjëherë nga interesat dhe përzierja e politikës ditore.

“Aleanca rikonfirmon pozicionin e saj të palëkundur si një zë i fuqishëm dhe konsistent opozitar. Përballë keqqeverisjes, ne nuk do të mjaftohemi vetëm me kritikë, por do të mbrojmë interesin shtetëror duke ofruar alternativa konkrete dhe të matshme për vendin.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Aleanca ka thënë se është diskutuar fuqizim i strukturave partiake, duke mobilizuar ato, bashkë me propozim-statutin dhe programin, që pritet të paraqitet në ditët në vazhdim. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.