KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aleanca kërkon angazhim të Kuvendit për strategjinë shtetërore për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

Aleanca kërkon angazhim të Kuvendit për strategjinë shtetërore për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se një nga çështjet që duhet të trajtohet është funksionalizimi i rolit të Kuvendit në raport me strategjinë shtetërore për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë.

Ai tha se kjo çështje është ngritur nga grupi parlamentar i Aleancës, duke theksuar se Kuvendi duhet të angazhohet në përmbushjen e detyrave që lidhen me këtë strategji.

“Çështja e dytë me një pjesë të grupit tonë parlamentar ndërlidhet me funksionalizimin e rolit të Kuvendit në raport me detyrat që i ka rreth strategjisë shtetërore për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë. Këtë çështje e ngritëm dhe këtë e dimë që do ta adresojmë”, tha ai.

Një tjetër çështje që Aleanca e ka ngritur në mbledhjen e Kryesisë është agjenda legjislative, për të cilën shefi i Grupit Parlamentar shprehu shqetësim nëse mund të sigurohet cilësia e ligjeve që pritet të miratohen brenda këtij viti.

Ai tha se në agjendën legjislative janë paraparë mbi 60 ligje, duke vënë në pikëpyetje mundësinë që një numër i tillë të miratohet brenda periudhës së mbetur të vitit, duke garantuar cilësi dhe rezultate për qytetarët.

“E para, lidhet me agjendën legjislative. Problemi thelbësor që ne si grup e kemi adresuar është që kemi një agjendë legjislative që është miratuar paraprakisht dhe në këtë vit duhet diku mbi 60 ligje të kalojnë. Kjo çështje thelbësore që sot i shtrohet shumicës parlamentare është se qysh ka mundësi 60 ligje në këtë kohë, në këtë periudhë, me prodhuar kualitet në drejtim të qytetarëve. E mendojmë që ky është një problem thelbësor që do të adresohet në Kuvendin e Kosovës”, tha ai./EO

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.