KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Alba largohet përkohësisht nga Big Brother VIP Kosova, ndodhet në spital për trajtim mjekësor

Alba largohet përkohësisht nga Big Brother VIP Kosova, ndodhet në spital për trajtim mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani, ka qenë e detyruar të largohet përkohësisht nga shtëpia më e madhe në vend, pasi nuk është ndjerë mirë.

Ajo aktualisht ndodhet në spital, ku edhe po merr trajtim mjekësor profesional.

Ky zhvillim vjen pas një muaji të vështirë për banorët, të cilët jetojnë në izolim dhe nën presionin e vazhdueshëm të spektaklit.

Shtimi i stresit dhe intensiteti i lojës duket se kanë ndikuar edhe tek gjendja e Albës, e cila tashmë po merr kujdesin e duhur për të rifituar forcën dhe energjinë.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova në rrjete sociale, duke theksuar se shëndeti i banorëve mbetet prioritet absolut.

Fansat dhe ndjekësit e spektaklit kanë reaguar menjëherë, duke i uruar shërim të shpejtë banores dhe duke shprehur mbështetje për të gjatë rikuperimit.

Alba pritet të rikthehet në shtëpinë e Big Brother sapo të marrë miratimin e stafit mjekësor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.