Aktorja Christina Applegate mendoi se po jetonte me sklerozë multiple për pesë vjet, derisa së fundmi zbuloi se kishte marrë një diagnozë të gabuar.
"Nuk është se të vendoset një diagnozë e gabuar dhe papritmas gjithçka rregullohet", tha Applegate në një episod të podkastit të saj "Messy", të publikuar të martën. "Përkundrazi, gjendja ime është përkeqësuar".
Në podkast, Applegate tregoi se "disa vite më parë", mjeku i saj sugjeroi ndërprerjen e trajtimit me infuzione për sklerozën multiple, për të parë se si do të reagonte trupi i saj.
Gjatë kësaj periudhe pa trajtim, trupi i saj nuk shfaqi reagime që do të tregonin se ajo vuante nga skleroza multiple, transmeton Klankosova.tv.
Më pas, mjekët e shqyrtuan më thellë rastin e saj dhe arritën në përfundimin se ajo nuk e ka këtë sëmundje autoimune, e cila mund të shkaktojë ngurtësim të muskujve, si dhe vështirësi në ecje dhe të folur. "Hyri në dhomën time dhe më tha: 'Urime, nuk ke sklerozë multiple (MS)'", – tregoi Applegate, duke kujtuar atë moment.
"Të jetosh me këtë për pesë vjet dhe më pas të marrësh një diagnozë tjetër, është vërtet tronditëse"
Sipas BBC, Dr. Marwa Kaisey, e ftuara e saj në Podcast, tha se diagnostikimet e gabuara për sklerozën multiple nuk janë të rralla, pasi simptomat ndryshojnë nga njëri person te tjetri dhe nuk ekziston një test universal.
"Nuk është se kemi diçka si testi i shtatzënisë, që të thotë: 'po, e ke' ose 'jo, nuk e ke'," – shpjegoi Kaisey. "Bëhet fjalë për një sërë kriteresh".

