KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Aktorja Teddi Mellencamp i nënshtrohet një ndërhyrje estetike gjatë trajtimit të kancerit

Aktorja Teddi Mellencamp i nënshtrohet një ndërhyrje estetike gjatë trajtimit të kancerit

Ylli i famshëm, Teddi Mellencamp, e njohur nga emisioni “The Real Housewives of Beverly Hills”, ka zbuluar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike në qepallat e sipërme, ndërsa vazhdon trajtimin për kancerin në fazën e katërt.

45-vjeçarja sqaroi në Instagram se mjekët e saj onkologë e kishin miratuar ndërhyrjen, prandaj ajo kishte vendosur ta kryente.

Procedura, e njohur si blefaroplastikë, përfshin heqjen kirurgjikale të lëkurës së tepërt nga qepallat e sipërme dhe u realizua me anestezi lokale.

Teddi Mellencamp

Mellencamp bëri të ditur se gjatë rikuperimit do të vazhdonte edhe imunoterapinë, ndërsa qepjet pritej t’i hiqte të enjten.

Kirurgia plastike Sarmela Sunder shpjegoi se ylli kishte vënë re prej disa vitesh rëndimin e lëkurës së qepallave dhe se kishte pritur miratimin e mjekëve përpara se të kryente procedurën.

Ajo u diagnostikua me melanomë në fazën e dytë në vitin 2022, ndërsa në mars të vitit 2025 sëmundja kishte përparuar në fazën e katërt, pasi kanceri ishte përhapur në mushkëri dhe tru.

Gjatë trajtimit, ajo iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale, përfshirë heqjen e tumoreve në tru.

Në tetor të vitit 2025, Mellencamp deklaroi se kanceri ishte zhdukur, por se do të duhej kohë përpara se të mund të konsiderohej në remision të plotë.

Që atëherë, ajo është përqendruar edhe te rikuperimi emocional, duke folur hapur për ankthin dhe vështirësitë psikologjike gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë, pas ndarjes nga bashkëshorti Edwin Arroyave, ajo ka nisur të takohet me një burrë më të moshuar.

Çifti ende nuk është divorcuar zyrtarisht dhe kanë së bashku tre fëmijë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.