Vedat Bajrami ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për 1 tetor në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në Instagram, Bajrami ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë, e cila do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” më 1 tetor nga ora 16:00.
Aktori i njohur shqiptar e ka cilësuar protestën si një qëndrim dhe si një mundësi për të shprehur zërin qytetar përballë asaj që e konsideron padrejtësi, duke bërë thirrje për mbështetje ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Postimi i plotë në Instagram (pa ndërhyrje):
“1 Tetor – bashkë për Çlirimtarët
Eja edhe ti!
Shihemi në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ora 16:00.
Nuk është thjesht një protestë.
Është një qëndrim. Është zëri ynë. Është përcaktimi se kush duam të jemi pas 16 shtatorit, përballë padrejtësisë.
Për ata që sakrifikuan për lirinë.
Për drejtësinë.
Për Çlirimtarët.
Bashkë në shesh”. /Telegrafi/