Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Nis mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit në legjislaturën e 11-të

    September 25, 2026

    Turqia teston me sukses mjetin detar kamikaz Pirana

    September 25, 2026

    Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar

    September 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Nis mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit në legjislaturën e 11-të
    • Turqia teston me sukses mjetin detar kamikaz Pirana
    • Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar
    • Mexhiti: Kemi pasur nevojë dhe kemi nevojë për ndihmën e shqiptarëve në SHBA
    • Kosova në fokusin e FIFA-s: Sanije Krasniqi flet për Akademinë e Talenteve dhe të ardhmen e futbollit
    • Ky frut vjeshte “pastron zorrët si fshesë”, bën mrekulli për tretjen
    • Hamza: Do të kërkojmë procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara
    • Shkurte Fejza injoron polemikat rreth fshirjes së këngës, interpreton “Mora Fjalë” para shqiptarëve në New York
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, September 25
    • Ballina
    • Lajme

      Nis mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit në legjislaturën e 11-të

      September 25, 2026

      Hamza: Do të kërkojmë procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

      September 25, 2026

      Gjetën pushkë gjuetie, pistoleta, armë të gjatë e 836 fishekë – Policia interviston dy të dyshuarit në Gjilan, një tjetër në kërkim

      September 25, 2026

      Dyshohet se dhunoi një grua në Istog, rasti po hetohet

      September 25, 2026

      Dy të arrestuar në Prishtinë për kanosje

      September 25, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Hapen qendrat e votimit në Saksoni-Anhalt, ndërsa AfD parashikohet të fitojë zgjedhjet shtetërore

      September 6, 2026

      KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

      August 3, 2026

      KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

      July 7, 2026

      Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

      June 24, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026
    • Moti

      Moti në Shqipëri, vranët dhe reshje shiu

      September 25, 2026

      Mot i vranët dhe reshje të dobëta shiu

      September 25, 2026

      DPHM: Nesër mot me shi dhe më i ftohtë

      September 24, 2026

      Mot i vranët, vende-vende reshje shiu

      September 23, 2026

      Moti në Shqipëri, reshje lokale shiu dhe shtrëngata

      September 22, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Belmont cameli

    Aktori Belmont Cameli dhuron veshkën dhe ndihmon në shpëtimin e shtatë jetëve

    korrektpressBy korrektpressJune 4, 2026 Belmont cameli 3 Mins Read
    Aktori Belmont Cameli dhuron veshkën dhe ndihmon në shpëtimin e shtatë jetëve
    Aktori Belmont Cameli dhuron veshkën dhe ndihmon në shpëtimin e shtatë jetëve
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Aktori Belmont Cameli, i njohur si një nga yjet e serialit “Off Campus” në Prime Video, ka ndarë me publikun një histori të pazakontë humanizmi, pasi ka dhuruar një veshkë dhe, përmes një zinxhiri transplantimesh, ka kontribuar në shpëtimin e shtatë jetëve.

    Gjithçka nisi në vitin 2018, kur Cameli mësoi se një mik i tij i fëmijërisë, Brendan Flaherty, kishte nevojë urgjente për një veshkë të re. Edhe pse aktori nuk ishte dhurues i përshtatshëm për të, ai vendosi të mos tërhiqej dhe pranoi të bëhej pjesë e një programi të quajtur shkëmbim i kryqëzuar i organeve (paired kidney exchange), ku dhuruesit që nuk janë kompatibilë me personin e tyre, dhurojnë për një tjetër pacient të përshtatshëm – duke e çuar procesin përpara deri sa edhe personi i afërt të marrë organin e duhur.

    Veshka e Camelit i shkoi Clotilde Ruiz, ndërsa vendimi i tij hapi një zinxhir të gjerë transplantimesh, ku u përfshinë 14 persona – pra shtatë çifte të papërshtatshme (pacient + dhurues). Çdo dhurues i dha veshkën një pacienti me të cilin përputhej, duke rezultuar në shtatë transplantime të suksesshme. Zinxhiri vazhdoi derisa, në fund, edhe Flaherty mori organin e nevojshëm nga një dhurues i panjohur.

    Cameli foli për këtë përvojë përmes rrjeteve sociale, ku publikoi edhe foto nga spitali, duke theksuar se kriza e transplantimeve është e madhe.

    “Çdo ditë 20 njerëz vdesin duke pritur një transplantim të veshkës. Personat në listën e pritjes kalojnë mesatarisht tre vjet e gjysmë derisa të marrin transplantin – dhe kjo vetëm nëse janë me fat,” shkroi ai.

    Aktori theksoi se shumica e njerëzve kanë dy veshkë të shëndetshme, ndërsa mijëra të tjerë luftojnë çdo ditë me vetëm një veshkë që po u dështojnë funksionet.

    “Fakti është se shumica prej nesh kemi dy veshkë të shëndetshme, ndërsa mijëra njerëz ditë pas dite luftojnë me vetëm një veshkë që po u dështojnë funksionet. Unë u bekova me mundësinë dhe privilegjin për të shpëtuar një jetë,” u shpreh ai.

    Cameli bëri të ditur gjithashtu se, pas gjashtë vitesh pritje, miku i tij Brendan më në fund e mori organin që e kishte pritur për kaq gjatë, ndërsa Clotilde – të cilën ai e quajti “mike e re” – do të nisë një kapitull të ri me një veshkë të shëndetshme.

    Në fund, ai e përmbylli rrëfimin duke thënë se dhimbja do t’i kalojë dhe plagët do të zbehen, por ndjenja që i la kjo përvojë do të mbetet përgjithmonë.

    “Së shpejti dhimbja do të zhduket dhe shenjat do të zbehen, por dashuria në zemrën time nga kjo përvojë do të mbetet përgjithmonë”, shkroi aktori. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Aktorja më joshëse dhe aktori më tërheqës bëhen bashkë për një film të ri

    LEXO GJITHASHTU

    Nis mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit në legjislaturën e 11-të

    September 25, 2026

    Turqia teston me sukses mjetin detar kamikaz Pirana

    September 25, 2026

    Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar

    September 25, 2026

    Mexhiti: Kemi pasur nevojë dhe kemi nevojë për ndihmën e shqiptarëve në SHBA

    September 25, 2026
    TË TJERA

    Kosova në fokusin e FIFA-s: Sanije Krasniqi flet për Akademinë e Talenteve dhe të ardhmen e futbollit

    September 25, 2026

    Ky frut vjeshte “pastron zorrët si fshesë”, bën mrekulli për tretjen

    September 25, 2026

    Hamza: Do të kërkojmë procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

    September 25, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.