Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi seancën e shqyrtimit fillestar të aktakuzës së ngriturnga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte.
Në njoftim thuhet se sipas propozimit të Prokurorisë gjykimi do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes se aktakuzës.
Komunikata:
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, njofton opinionin publik se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PS.nr.48/25, e cila ka për objekt shqyrtimi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës – PPS.nr.59/2022 të datës 15.08.2025, kundër të pandehurve ZLATOMIR PEŠIĆ, MLADEN CIRKOVIĆ,RADOMIR MARKOVIĆ, DUŠKO ADAMOVIĆ, OBRAD STEVANOVIĆ,ŽIVKO TRAJKOVIĆ,GORAN RADOSAVLJEVIĆ,BOGOLJUB JANIČEVIĆ,SLAVIŠA IVANOVIĆBOŠKO VUKIĆEVIĆ, SRETEN POPOVIĆ, NIKOLLA PETROVIĆ, KRSMAN JELIĆ, LJUBIŠA STOJIMIROVIĆ, BOŽIDAR DELIĆ, RADOJKO STEFANOVIĆ, DRAGAN ŽIVANOVIĆ, MILOS ÐOŠAN, LJUBINKO CVETIĆ, BOŽIDAR FILIĆ, MILOVAN KOVAČEVIĆ, për shkak të veprës penale Krimet e Luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e inkriminuar tani sipas nenit 144,145,146 dhe 147 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se te njëjtit kanë qenë të pa arritshëm deri në momentin e ngritjes se aktakuzës.
Për këtë arsye, përmes kësaj komunikate ju bëhet thirrje të pandehurve, të lartcekur që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente.
Njoftohen te pandehurit dhe gjithë opinioni publik se seanca do te mbahet ne Gjykatën Themelore ne Prishtinë, Pallati i Drejtësisë Hajvali, Objekti D, Kati I, salla nr.17, me datë 01.07.2026, në ora 09:00 nga Kryetarja e Trupit Gjykues, Medie Bytyqi.
Lidhur me këtë çështje penale, Aktakuza dhe ftesat për seancë janë të publikuara në ëeb – faqe të gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare.
Gjykata Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje penale.