KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Prishtinë

Aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Prishtinë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj A.Z. dhe F.Rr., për veprat penale “Përvetësimi në detyrë” , “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, A.Z., në cilësinë e menaxherit të Financave dhe më pas ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në “Pallati i Rinisë” Sh.A. në Prishtinë, dyshohet se gjatë viteve 2021–2022, ka keqpërdorur mbi 137 mijë euro të ndërmarrjes, duke realizuar transfere të paautorizuara në llogaritë personale dhe të personave të tjerë.

Me këto veprime, A.Z., akuzohet se ka kryer veprat penale “Përvetësimi në detyrë” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërsa, F.Rr., në cilësinë e zyrtarit përgjegjës për sigurim, dyshohet se ka ndihmuar A.Z., duke tërhequr mjete financiare në para të gatshme dhe duke ia dorëzuar ato, me ç’rast ka mundësuar përfitimin e kundërligjshëm në vlerë prej 9,250 euro.

Ai ngarkohet për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe keqpërdorimeve në sektorin publik, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe profesional të çdo rasti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.