Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku me lëndime të rënda.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Bershanc të Suharekës më 15.04.2026 në ora 18:25.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një çiklisti dhe veture me drejtues meshkuj kosovarë”, thuhet në raport.
Si pasojë e kësaj, lëndime të rënda trupore ka pësuar çiklisti (i mitur) i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Rasti po hetohet. /Telegrafi/