KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Demiri dhe Çeku zotohen për bashkëpunim në fushën e arsimit

Demiri dhe Çeku zotohen për bashkëpunim në fushën e arsimit

Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, zhvilloi takim pune me Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hajrullah Çeku.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me avancimin e arsimit në gjuhën boshnjake, përmirësimin e kushteve të mësimdhënies, sigurimin e teksteve shkollore dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Po ashtu, u trajtuan çështjet e mbështetjes financiare për tekstet shkollore në gjuhën boshnjake dhe turke, përmirësimit të legjislacionit në fushën e arsimit, si dhe krijimit të mundësive të barabarta për studentët e komuniteteve joshumicë.

Në kuadër të takimit u diskutuan edhe shqetësimet lidhur me mundësinë e mbylljes së disa shkollave fillore në komunën e Prizrenit, duke theksuar rëndësinë e garantimit të qasjes së barabartë në arsim.

Ministri Demiri ritheksoi përkushtimin për avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në përfundim, palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në adresimin e çështjeve të diskutuara.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.