KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident tragjik në Gostivar, humb jetën një person

Aksident tragjik në Gostivar, humb jetën një person

SPB Tetovë njofton se në një fshat të Gostivarit ka ndodhur një aksident tragjik trafiku në të cilën ka humbur jetën një person.

“Më datë 30.12.2025 rreth orës 15:15 në DPB Gostivar është raportuar se në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit,M.K. (69) nga po i njëjti fshat, duke drejtuar një traktor “IMT” me rimorkio, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.

Nga lëndimet e marra, M.K. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Gostivar ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, kurse inspektimin e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.