MPB njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Mlladost–Veles, në të cilën janë lënduar katër persona.
“Më 24.05.2026 në SPB Veles u njoftua se rreth orës 16:45, në rrugën rajonale Liqeni Mlladost–Veles, pranë kryqëzimit të rrugës “Akademik Penço Davçev” me rrugën “Dimitar Andonov Papradishki”, ka ndodhur aksident rrugor midis një motoçiklete “BMV” me targa të Velesit, e drejtuar nga T.K. (35) nga Velesi dhe një automjeti pasagjerësh “Citroen” me targa të Velesit, i drejtuar nga B.D. (45) nga Velesi.
Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët në automjet, 47-vjeçarja T.D. dhe një i mitur 16-vjeçar, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Veles.
Është njoftuar prokurori publik, ndërsa hetim ka bër ekipi hetimor i SPB Veles”, thonë nga MPB./Telegrafi/
