Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, saktësisht tek salla “1 Tetori”.
Nga pamjet që janë publikuar shihet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Ende nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me rastin. /Telegrafi/