KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident në rrugën magjistrale Strumicë-Radovish, ndërron jetë 58 vjeçari

Aksident në rrugën magjistrale Strumicë-Radovish, ndërron jetë 58 vjeçari

Sot rreth orës 02:00, SPB Strumicë u njoftoi se në rrugën magjistrale Strumicë-Radovish, në afërsi të fsh. Radiçevë, Komuna e Vasilevës, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh ‘Pezho’ me targa të Radovishit, i drejtuar nga N.V. (19) nga fsh. Zleovë, rrethina e Radovishit dhe një automjeti udhëtarësh ‘Micubishi’ me targa të Strumicës, i drejtuar nga R.S. (58) nga fsh. Dobrejcë, rrethina e Strumicës”, informuan nga MPB-ja.

Si pasojë të lëndimeve të marra, shoferi R.S. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku i Ndihmës së shpejtë mjekësore ka konstatuar vdekjen. Në aksidentin, lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtari në automjetin e udhëtarëve “Micubishi”, D.A. (36) nga fsh. Dabilë, rrethina e Strumicës.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe një ekip i SPB Strumicë, me ç’rast është konstatuar se N.V. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,32 promilë alkool në gjak, pas çka është privuar nga liria.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.