Më 24.10.2026, në orën 04:10, SPB Tetovë është njoftuar se në fshatin Pirok, Komuna e Bogovinës, një automjet udhëtarësh „Volkswagen Polo“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga 19-vjeçari D.M. nga fsh. Pirok, është përplasur në një shtyllë betoni të një shtëpie dhe në vitrinën e një objekti, në pronësi të F.SH. (45) nga fshatin Pirok.
Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar bashkudhëtarët në automjet, A.R., A.M. dhe A.R., ndërsa lëndime trupore kanë pësuar bashkudhëtari E.K. dhe shoferi i automjetit, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë Spitalit Klinik të Tetovës.
Një ekip hetimor i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, me ç’rast është konstatuar se shoferi D.M. e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,29 promilë alkool në gjak, si dhe nuk ka poseduar patentë-shoferi.
D.M. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

