KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident në Dobërllukë të Vushtrrisë, lëndohen tri persona

Aksident në Dobërllukë të Vushtrrisë, lëndohen tri persona

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:30 mes dy veturash në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Doberllukë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

“Sot, rreth orës 14:30, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Deberllukë, është shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar. Në aksident janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.