KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident mes katër veturash në Prishtinë, lëndohen shtatë persona

Aksident mes katër veturash në Prishtinë, lëndohen shtatë persona

Shtatë persona kanë marrë lëndime sot rreth orës 09:00 në një aksident mes katër veturash në rrugën “Jusuf Gërvalla”, në Prishtnë.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, personave të lënduar u është ofruar tretman mjekësorë.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit shtatë persona janë lënduar. Personave të lënduar u është ofruar tretman mjekësorë, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.