KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shkollat në Prishtinë mbushen me bërllok, prindërit paralajmërojnë bojkot

Shkollat në Prishtinë mbushen me bërllok, prindërit paralajmërojnë bojkot

Gjithë kjo sasi e mbeturinave, është mbledhur në vetëm një klasë të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Shkolla përfundoi në këtë gjendje, pasi punëtorët teknik të shkollave të kryeqytetit, që prej shtatorit janë në grevë.

Për largimin e mbeturinave, u desh të angazhohej kompania regjionale “Pastrimi”.

Tëvë1 gjatë ditës ka provuar që të realizoj disa inçizime brenda shkollës, mirëpo nuk është lejuar.

Në gjendje të rënduar higjienike, janë edhe shkolla të tjera të Prishtinës.

Madje, televizioni ka mësuar, se vet nxënësit në disa prej rasteve, janë duke u detyruar që t’i pastrojnë klasat

TËVË1 gjatë gjithë ditës ka pritur drejtorinë e arsimit për përgjigje, mirëpo të njëjtit deri në publikimin e kronikës nuk janë përgjigjur.

Për prindërit, gjendja e krijuar është shqetësuese.

“Këshilli i prindërve të Prishtinës vazhdimisht është në dijeni të çdo problemi të shkollave, edhe të problemit të higjienes në shkolla. Problemi i puntorëve teknik, të cilët janë me kompani private, në disa shkolla, shpresojm që të zgjidhet neser, kështu na është konfirmuar nga DKA-ja. Edhe problemi me mungesen e mjeteve higjenike nëpër shkolla besojm që këtë javë të marr fund.  Për ndryshe nëse nuk rregullohet ky problem, në disa shkolla, por ka mundësi edhe në të gjitha shkollat do të ketë bojkote të mësimit.  Çka është mjaft është mjaft. Nuk munden fëmijët tonë të mësojnë në një vend ku mundësia e infektimit është e madhe nga papastërtia” , thotë Nexhmi Hoxha nga Këshilli i Prindërëve në Prishtinë.

Jeta Dida Bujari, asambliste opozitare në komunën e Prishtinës, thotë se çështja e pastrimit në shkolla, ekzekutivit i ka dalë nga kontrolli.

“Kemi një problem serioz me organizimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e shërbimeve. Në rastin e shkollave, përgjegjësia e drejtpërdrejtë për menaxhimin e kësaj situate bie mbi Drejtorinë e Arsimit. Nuk mjafton të kemi kontrata dhe ndërmarrje të angazhuara për mirëmbajtje nëse mungon kontrolli mbi punën e tyre dhe llogaridhënia natyrisht për rezultatet”, thotë Jeta Dida-Bujari, asambleiste e LVV-së.

Për shkak të grevës së punëtorëve teknik, kompania “Pastrimi”, edhe në disa raste të tjera është angazhuar për mirëmbajtjen e shkollave të Prishtinës.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.