Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur të premten rreth orës 23:15 në fshatin Babimoc të Obiliqit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur në aksident janë përfshirë një motoçikletë me një pasagjer si dhe një këmbësor
Si pasojë e lëndimeve të marra, vozitësi i motoçikletës dhe pasagjeri kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Fsh. Babimoc, Obiliq 03.07.2026, 23:15. Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete me vozitës dhe pasagjer meshkuj kosovarë dhe një këmbësori mashkull kosovar. Nga lëndimet e marra vozitësi dhe pasagjeri kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa këmbësori është dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi”,
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.
