KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Aksident i rëndë në aksin Çermë-Divjakë, një i vdekur dhe pesë të lënduar

Aksident i rëndë në aksin Çermë-Divjakë, një i vdekur dhe pesë të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë-Shkumbin, ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një BMW dhe një Opel, janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 39-vjeçari Barjam Kaçani , i cili udhëtonte me automjetin Opel.

Ndërkohë, pesë persona që ndodheshin në automjetin BMW kanë mbetur të lënduar. Mes tyre janë edhe tre fëmijë, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po marrin trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur dokumentimin e aksidentit. Nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes fatale.

39-vjeçari Barjam Kaçani ishte baba i tre fëmijëve./Tv Klan

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.