“AI Startup Launchpad”, është një nismë e përbashkët e Innovation Centre Kosovo, në bashkëpunim me KODE Labs, e cila synon të ofrojë mbështetje të strukturuar, trajnime praktike dhe mentorim të përqendruar në Inteligjencën Artificiale (AI) për startup-et në fazat fillestare, duke i aftësuar ato të ndërtojnë zgjidhje praktike që mund të pilotohen me korporata dhe të testohen në kushte reale të tregut.
Pjesë e “AI Startup Launchpad” është edhe kampi katërditor, i projektuar posaçërisht për të mbështetur themeluesit në fazat e hershme që zhvillojnë ide startup-esh të bazuara ose të mundësuara nga AI. Kampi do të mbahet në Innovation Centre Kosovo (ICK), në Prishtinë, më 12-15 maj. Regjistrimi është i hapur dhe pa pagesë KËTU.

Gjatë katër ditëve, pjesëmarrësit do të punojnë në mënyrë praktike me idetë e tyre përmes sesioneve të fokusuara në aplikimet e AI, zhvillimin e produktit, dizajnimin e modelit të biznesit dhe prezantimin (pitching), të mbështetur nga mentorimi i ekspertëve dhe udhëzimet praktike. Programi është dizajnuar për t’i ndihmuar themeluesit të kalojnë nga ideja drejt një koncepti të qartë e të validuar, si dhe drejt një drejtimi fillestar për MVP (Produktin Minimal të Vazhdueshëm).
Pavarësisht potencialit në rritje të Inteligjencës Artificiale #AI për të nxitur efikasitetin, inovacionin dhe konkurrueshmërinë, shumë NMB (Ndërmarrje të Mesme dhe të Vogla) dhe organizata korporative në Kosovë përballen me një shkallë të ulët të adoptimit të zgjidhjeve të AI. Kjo ndodh si pasojë e ekspertizës së kufizuar teknike, mungesës së qasjes në mjete dhe ekspozimit të pamjaftueshëm ndaj aplikimeve praktike.
Kjo zbrazëti ngadalëson transformimin digjital, redukton produktivitetin dhe kufizon krijimin e produkteve të shkallëzueshme (scalable) të bazuara në AI.
ICK Launchpad i adresohet kësaj sfide duke ofruar mbështetje të strukturuar, trajnime praktike dhe mentorim të fokusuar në AI për startup-et në fazat fillestare, duke i aftësuar ato të ndërtojnë zgjidhje praktike që mund të pilotohen me korporata dhe të testohen në kushte reale të tregut.