KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Ai i përket Hagës”, Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut në New York

“Ai i përket Hagës”, Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut në New York

Administrata e kryetarit të New Yorkut, Zohran Mamdani, është ende duke shqyrtuar një urdhër për arrestimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu nëse ai viziton New Yorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.

“Unë besoj se kryeministri Netanyahu i përket Hagës”, i tha Mamdani prezantueses së podcastit të NYT, Lulu Garcia-Navarro, këtë javë në “The Interview”.

“Ai është një kriminel lufte i cili është akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”, shtoi ai.

“Dhe ajo që do të zbuloni është se ky është një mendim që mbahet nga shumë njerëz, thjesht për shkak të asaj që kanë sjellë veprimet e tij gjatë këtyre viteve të fundit”, vazhdoi kryetari i New Yorkut.

Edhe pse Mamdani është në “bisedë aktive” me departamentin ligjor të vendit mbi ndalimin e mundshëm, ai tha se nuk është i qartë nëse ai në të vërtetë ka autoritetin ligjor të nevojshëm për të urdhëruar Departamentin e Policisë të arrestojë Netanyahun.

“Çfarëdo që më lejon ligji të bëj në New York do të bëjmë, por nuk do të shkruajmë ligjet tona për këtë qëllim”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.