KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

AGK mirëpret dënimin për kanosjen ndaj gazetarit Kika, kërkon politika më të ashpra ndëshkimore

AGK mirëpret dënimin për kanosjen ndaj gazetarit Kika, kërkon politika më të ashpra ndëshkimore

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ka dënuar me katër muaj burgim me kusht Agron Kyçyku, për shkak të kanosjes ndaj gazetarit të KTV-së, Ardit Kika.

Sipas AGK-së, gjykata ka shqiptuar ndaj Kyçykut një dënim me kusht me periudhë verifikuese prej një viti, si dhe një dënim plotësues, që ndalon qasjen e tij në rrjetet sociale për gjashtë muaj.

“I akuzuari, Kyçyk, e ka pranuar fajësinë për veprën penale ‘Kanosje’ ndaj Kikës”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Asociacioni e ka vlerësuar këtë vendim si të rëndësishëm në përpjekjet për ndëshkimin e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.

“AGK-ja e mirëpret këtë vendim dhe e sheh atë si shumë të rëndësishëm në betejën për ndëshkimin e sulmeve ndaj gazetarëve”, thuhet në reagim.

Po ashtu, AGK-ja ka përsëritur thirrjen drejtuar institucioneve të drejtësisë për zbatimin e politikave më të ashpra ndëshkimore ndaj sulmeve kundër gazetarëve, duke vlerësuar se këto raste ndikojnë drejtpërdrejt në lirinë e medias në Kosovë.

Rasti ka të bëjë me kërcënimet që gazetari i KTV-së, Ardit Kika, kishte marrë në rrjetet sociale pas raportimit për një fabrikë të rreme të dronëve ushtarakë në Gjilan.

Sipas AGK-së, i dënuari i kishte dërguar gazetarit një mesazh kërcënues, në të cilin, mes tjerash, kishte shkruar se “këta i ndal vetëm likuidimi në emër të popullit”.

Në fund, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka inkurajuar të gjithë gazetarët dhe punonjësit e mediave që të raportojnë çdo rast kërcënimi apo sulmi ndaj tyre në Policinë e Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.