KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

6 pikë në 6 ndeshje – dështim i madh në Ligën e Kombeve, Kosova po bën regres në futboll

6 pikë në 6 ndeshje – dështim i madh në Ligën e Kombeve, Kosova po bën regres në futboll

Kosova e mbylli në mënyrën më zhgënjyese aventurën në Ligën e Kombeve.

Gjashtë ndeshje, vetëm gjashtë pikë dhe një vend i tretë që nuk i pasqyron aspak pritshmëritë, duke e pasur parasysh kualitetin e ekipit Dardan. Një kampanjë për t'u harruar, me shumë pak momente pozitive dhe me më shumë pyetje sesa përgjigje.

Dy ndeshjet e këtij muaji duhej të ishin mundësia për ta shpëtuar atë që mund të shpëtohej, por Kosova dështoi sërish.

Një barazim dhe një humbje, rezultate që e lanë përfaqësuesen në vendin e tretë dhe e çuan deri në rrezikun e rënies në Ligën C.

Për fat, e shmangëm një skenar edhe më të keq, falë barazimit të Austrisë me Izraelin, por kjo nuk e zbut aspak zhgënjimin.

Tashmë është koha që të mos mjaftohemi vetëm me arsyetime, deklarata apo premtime për reagim në të ardhmen.

Duhet një analizë serioze dhe transparente për atë që nuk funksionoi. Përgjegjësia nuk mund t'i takojë vetëm futbollistëve apo vetëm përzgjedhësit.

Ajo duhet të nisë nga stafi teknik, t’i përfshijë drejtuesit e Federatës dhe të shtrihet te të gjithë ata që kanë pasur rol në përgatitjen dhe menaxhimin e kësaj fushate.

Kush i mori vendimet? Pse Kosova nuk arriti të tregojë vazhdimësi? Pse pritshmëritë u kthyen në një tjetër zhgënjim?

Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje, jo heshtje. Përfaqësuesja nuk mund të vazhdojë të ecë përpara sikur asgjë nuk ka ndodhur. Madje, ne kemi stagnuar, kemi bërë hapa prapa…

Gjashtë pikë në gjashtë ndeshje janë një sinjal alarmi dhe dikush duhet të dalë para opinionit për të marrë përgjegjësi. Kosova meriton shumë më tepër! /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.