KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Aeroplani i vogël rrëzohet në një rrugë në Teksas

Aeroplani i vogël rrëzohet në një rrugë në Teksas

Një aeroplan privat është rrëzuar në një autostradë në Teksas dhe ka marrë flakë, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve. Ngjarja ndodhi të martën mbrëma në zonën e qytetit Laredo.

Sipas autoriteteve, aeroplani kishte gjashtë persona në bord kur u rrëzua në autostradën Loop 20.

Mjeti fluturues u përplas edhe me një automjet në rrugë, ndërsa ende nuk është bërë e qartë nëse viktima ishte një pasagjer i avionit apo një person në tokë.

– YouTube youtu.be

Aeroplani ishte i tipit Cessna Citation Latitude, i operuar nga kompania NetJets. Ai ishte nisur nga Los Cabos në Meksikë me destinacion Austin, Teksas, por kishte raportuar probleme teknike dhe tentoi të bënte një ulje emergjente pranë aeroportit të Laredos.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan avionin të përmbysur dhe të përfshirë nga flakët, ndërsa kalimtarë dhe ekipet e shpëtimit u përpoqën të nxirrnin pasagjerët nga rrënojat. Pesë persona të tjerë u shpëtuan dhe u dërguan për trajtim mjekësor.

Gjatë operacionit të shpëtimit, disa pjesëtarë të ekipeve emergjente u trajtuan për thithje tymi.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit. Hetimin do ta udhëheqin autoritetet federale të aviacionit në SHBA. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.