KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Emërimi i 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës – këta janë emrat

Emërimi i 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës – këta janë emrat

Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar emërimin e 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, me 67 vota për.

Emërimi i anëtarëve është përcjell me debat në Kuvend, pasi u theksuan çështje që kanë të bëjnë me përbërjen e Këshillit dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve.

Ndryshe, Këshilli Kombëtar i Shkencës është trup profesional i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, i cili përkujdeset për zhvillimin sistemor të veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe teknologjike në Kosovë. Ai përbëhet nga 15 anëtarë, të cilët emërohen nga Kuvendi, me propozim të Qeverisë, për një mandat katërvjeçar.

Këta janë 15 anëtarët e Këshillit kombëtar të shkencës:

Alirazi Arenliu, Arbnora Dushi, Armond Daci, Arven Syla, Besnik Krasniqi, Emine Kalaja Hajdari, Fetah Podvorica, Ibrahim Krasniqi, Majlinda Bregasi, Mentor Alishani, Mihone Kerolli Mustafa, Mimoza Ibrani, Myzafere Krasniqi Limani, Tringa Dedi dhe Valmir Krasniqi.

Emërimi i anëtarëve të Këshillit të Shkencës u votua me 67 për, 1 kundër dhe 4 abstenime. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.