KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Administrata komunale e Rahovecit në gatishmëri për qytetarët dhe mërgimtarët

Administrata komunale e Rahovecit në gatishmëri për qytetarët dhe mërgimtarët

Komuna e Rahovecit ka bërë thirrje për mirëseardhje ndaj mërgimtarëve që vizitojnë vendlindjen gjatë periudhës së fundvitit, duke theksuar rëndësinë e shërbimeve efikase komunale.

Në një njoftim nga Drejtoria e Administratës, Komuna shprehu mirënjohje për zyrtarët e administratës komunale, të cilët gjatë gjithë vitit kanë kontribuar me profesionalizëm dhe përgjegjësi në funksionimin e përditshëm të komunës.

“Puna juaj e palodhshme gjatë tërë vitit 2025 është themeli i një shërbimi komunal efikas”, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht, zyrtarët e administratës komunale janë të gatshëm t’u ofrojnë ndihmë mërgimtarëve për kryerjen e shërbimeve të ndryshme komunale, duke siguruar efikasitet dhe shpejtësi.

Komuna thekson se mërgimtarët janë pjesë e pandashme e komunitetit dhe dera e saj është gjithmonë e hapur për ta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.