KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ademi nga Lëvizja Studentore takon përfaqësues të BE-së, diskutohen të drejtat e shqiptarëve dhe Marrëveshja e Ohrit

Ademi nga Lëvizja Studentore takon përfaqësues të BE-së, diskutohen të drejtat e shqiptarëve dhe Marrëveshja e Ohrit

Përfaqësuesi i Lëvizjes Studentore, Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore ka zhvilluar takim me Frederick Swinnen nga Komisioni Evropian dhe Clare Dowdle nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), ku është diskutuar për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë te sundimi i ligjit, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimi i të drejtave të komuniteteve.

Sipas Ademit, gjatë takimit është theksuar nevoja që Bashkimi Evropian të tregojë të njëjtin fokus, vëmendje dhe përkushtim ndaj të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ashtu siç vepron për komunitetet e tjera në rajon.

Ademi në njoftimin e tij në rrjetet sociale shkruan se shqiptarët janë faktor shtetformues dhe se mbrojtja e të drejtave themelore mbetet busulla e çdo procesi demokratik.

Njoftimi i plotë i Mevlan Ademit:

Gjatë vizitës sonë në Bruksel zhvilluam një takim me Frederick Swinnen nga Komisioni Evropian dhe Clare Dowdle nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), ku diskutuam mbi zhvillimet e fundit që lidhen me sundimin e ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë bisedës nënvizuam se Bashkimi Evropian duhet të tregojë të njëjtin fokus, vëmendje dhe përkushtim ndaj të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ashtu siç tregon ndaj të drejtave të komuniteteve të tjera në rajon.
Theksuam se shqiptarët janë faktor shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe se BE-ja, si bashkëgarantuese e Marrëveshjes së Ohrit dhe promotore e vlerave demokratike evropiane, ka një rol të rëndësishëm në sigurimin e respektimit të standardeve të njëjta për të gjithë qytetarët, pa dallim. Parimet e barazisë, drejtësisë, dinjitetit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore duhet të mbeten busulla e çdo procesi demokratik dhe integrues.
Në fund, shpreh falënderimin tim për Ambasadorin Rokas dhe Ambasadorin Gonzato për gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet tona, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj proceseve demokratike dhe integruese në vend, si dhe për kontributin e tyre në organizimin e kësaj vizite të suksesshme në Bruksel.
Dialogu, respekti dhe standardet evropiane mbeten rruga më e sigurt drejt një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe më demokratike për të gjithë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.