KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas sulmeve në Evropë, Rizaj kërkon nga Kuvendi diskutim për sigurinë kibernetike në Kosovë

Pas sulmeve në Evropë, Rizaj kërkon nga Kuvendi diskutim për sigurinë kibernetike në Kosovë

Darsej Rizaj, bashkëthemelues i “Shkollës Digjitale” dhe “StarLabs”, ka kërkuar që çështja e sigurisë kibernetike të trajtohet në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Rizaj u ka bërë thirrje deputetëve që të diskutojnë përgatitjen e institucioneve të Kosovës për t’u përballur me sulme të mundshme kibernetike, duke marrë si shembull disa raste të fundit të raportuara në Evropë.

Ai ka përmendur sulmet ndaj sistemeve të frigoriferëve në Francë më 11 dhe 12 tetor, si dhe raste të ngjashme më 1 dhe 2 nëntor në Suedi, Belgjikë, Luksemburg dhe Estoni, të cilat, sipas tij, kanë shkaktuar dëme në sektorin ushqimor.

Rizaj ka përmendur gjithashtu sulmet ndaj sistemeve të ftohjes në tri qendra të ruajtjes së plazmës në Francë.

Duke iu referuar edhe një hulumtimi të publikuar nga OpenAI më 4 nëntor, ai ka theksuar rëndësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale për identifikimin dhe mbylljen e dobësive në sistemet e sigurisë.

Në reagimin e tij, Rizaj ka ngritur pyetjen se sa është e përgatitur Kosova për raste të tilla dhe kur do të fillojë përdorimi i inteligjencës artificiale për të forcuar sigurinë e infrastrukturës shtetërore.

Ai ka kërkuar përgjigje konkrete nga institucionet, duke theksuar se Kosova nuk duhet të presë që të përballet me një incident serioz të sigurisë kibernetike për ta hapur këtë diskutim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.