KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku i rezervuar para takimit me Kurtin: Do të deklarohem më pas

Abdixhiku i rezervuar para takimit me Kurtin: Do të deklarohem më pas

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti, në kuadër të diskutimeve për çështjen e presidentit.

Para mediave, Abdixhiku ka deklaruar se do të japë më shumë detaje pas përfundimit të takimit.

“Do të flas më gjerësisht pas përfundimit të takimit”, është shprehur shkurt ai.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti gjatë ditës ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion, duke shtuar se synon arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

Sipas zhvillimeve të fundit, çështja e presidentit mbetet një nga sfidat kryesore politike në vend, pasi për zgjedhjen e tij kërkohen të paktën 80 vota në dy raundet e para, ndërsa në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.