KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku: Çështja e presidentit, e mbyllur për LDK-në

Abdixhiku: Çështja e presidentit, e mbyllur për LDK-në

Vetëm një javë para skadimit të afatit kushtetues më 28 prill për zgjedhjen e presidentit, ende nuk është arritur konsensus mes Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me këtë proces.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia që ai drejton është tashmë efektivisht jashtë procesit për zgjedhjen e presidentit, duke e konsideruar çështjen të përmbyllur për LDK-në.

“LDK-ja është efektivisht jashtë procesit. Sepse kemi bërë përpjekje për 53 ditë, kemi qenë të hapur, jemi dakorduar për të mbyllur procesin në mënyrë njerëzore”, ka thënë Abdixhiku.

Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe ka tentuar të bindë palët e tjera për një zgjidhje konsensuale, por pa sukses.

“Unë kam para popullit të Kosovës, thash shkoni, 53 ditë provova me bind që presidenti s’i takon Vetëvendosjes. Nuk arrita dhe nuk dua me ua marrë edhe 7 ditë tjera deri në momentin e fundit. Është rrezik i jashtëzakonshëm për Kosovën”, u shpreh ai në emisionin “Debat Plus”.

Abdixhiku theksoi se LDK-ja nuk do të marrë më pjesë në negociata për këtë çështje, duke ia lënë përgjegjësinë partive të tjera.

“Po ua lë partive të tjera të merren me këtë çështje, në qoftë se kanë vullnet. Kjo çështje për LDK-në është e mbyllur”, përfundoi ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.