KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

Përplasjet mes Doresës dhe Jonës kanë vazhduar edhe gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova 5, ku influencuesja ka adresuar një varg akuzash ndaj banores.

Gjatë debatit, Doresa e ka konfrontuar Jonën për disa deklarata të pretenduara që kjo e fundit kishte bërë në të kaluarën ndaj personazheve të njohura publike.

“A je ti ajo që ke thënë për Loredanën: ‘Po vishet si mashkull, kush e merr Loredanën?’. A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës?”, i është drejtuar Doresa.

Nga ana tjetër, Jona u shpreh e gatshme t’u kërkojë falje disa prej vajzave për deklaratat e saj, por jo Doresës.

Ajo vazhdoi të insistonte se edhe Doresa kishte qenë pjesë e bullizimeve dhe shpifjeve në grupin e njohur në Facebook, për të cilin është pretenduar se menaxhohej nga vetë Jona.

Debati mes tri vajzave u zhvillua me tone të larta, ndërsa përplasja u shoqërua me akuza të ndërsjella lidhur me sjelljen e tyre në të kaluarën dhe aktivitetin në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.