KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

A po përgatitet VV-ja për ndryshimin e kryetarit? Haxhiu flet për Klanin (VIDEO)

A po përgatitet VV-ja për ndryshimin e kryetarit? Haxhiu flet për Klanin (VIDEO)

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm, ku ndër temat e diskutimit janë edhe zhvillimet e fundit politike dhe procesi i ardhshëm zgjedhor.

Para mbledhjes, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e pyetur nga gazetarja Qëndresa Bellagoshi nëse mund të ketë ndryshim të kryetarit të Vetëvendosjes, ka deklaruar se nuk sheh asnjë arsye që partia të ndërmarrë një hap të tillë.

Ajo theksoi se kryetari i VV-së gëzon mbështetjen më të madhe qytetare dhe është personi më i votuar në Republikën e Kosovës.

“Është e rëndësishme që të fillojmë një proces të mirë zgjedhor. Kryetari i VV-së ka mbështetjen më të madhe qytetare. Nuk shoh asnjë arsye që VV-ja të bëjë diçka në këtë drejtim, pasi është personi më i votuar në Republikën e Kosovës”, u shpreh Haxhiu për Klan Kosova.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se do t'i njoftojnë për vendimet e marra pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.