KAM NJË PYETJE PËR MICKON
A mund të na e citoni nenin, paragrafin dhe dispozitën konkrete të Kushtetutës që përcakton se mësimi në arsimin e lartë duhet të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase?
Hiqni dorë nga mendësia e vjetër dhe mos e gënjeni veten se jeni pronarë të shtetit! Sa më shpejt ta kuptoni se barazia është e vetmja zgjidhje, aq më mirë për ju dhe për këtë sajesë të quajtur shtet!
P.S. Kushtetuta nuk përcakton askund shprehimisht se mësimi në arsimin e lartë duhet të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase.
P.P.S. Se Kushtetuta është përplot labirinte dhe paqartësi, kjo nuk diskutohet. Mjafton termi përçmues dhe stigmatizues „20%“ për ta kuptuar se çfarë Kushtetute koti kemi…
Lëvizja “Arbëria”
Burimi: indeksonline.net ↗

