KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tasholli: Misioni ynë përfundon kur ata që janë në Hagë të kthehen në Kosovë (VIDEO)

Tasholli: Misioni ynë përfundon kur ata që janë në Hagë të kthehen në Kosovë (VIDEO)

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” ka thënë se misioni i këtij organizimi nuk do të përfundojë derisa ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë të kthehen në Kosovë.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Tasholli ka theksuar se aktivitetet e organizatës nuk do të përfundojnë me peticionin që kanë planifikuar, por do të vazhdojnë deri në realizimin e qëllimit të tyre.

“Kur të vijnë këta njerëz në Kosovë, në vendin që i përkasin, në tokën e tyre, për lirinë e së cilës kanë dhënë kontribut të rëndësishëm, deri atë ditë nuk ndalemi”, ka deklaruar ai.

I njëjti ka bërë të ditur edhe një aktivitet që planifikohet të mbahet më 28 nëntor, kur monumenti “Newborn” do të ngjyroset kuq e zi, me simbole të UÇK-së.

“Kemi diskutuar me autoritetet e monumenteve që të shtunën, më 28 nëntor, ta bëjmë Newborn-in kuq e zi, me UÇK-në, për të përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm. Është përvjetori i Shqipërisë, është ditëlindja e UÇK-së, në kujtim të daljes së saj publike, dhe po ashtu është ditëlindja e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari".

"Do të dërgojmë një mesazh shumë të rëndësishëm se lindja e shtetit të Kosovës gjithsesi ka kaluar përmes UÇK-së dhe projektit më të rëndësishëm të saj”, ka deklaruar Tasholli.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.