KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“A është vëllai në Angli të paktën?”, Fabjola e shqetësuar pas daljes nga Ferma VIP 3 për mënyrën se si do ta presin familja e saj

“A është vëllai në Angli të paktën?”, Fabjola e shqetësuar pas daljes nga Ferma VIP 3 për mënyrën se si do ta presin familja e saj

Pas largimit nga “Ferma VIP 3”, Fabjola ka folur për gjendjen e saj pas incidentit që e çoi drejt eliminimit, duke zbuluar se i kishte kërkuar produksionit që, edhe pas daljes, të qëndronte e izoluar edhe disa ditë jashtë fermës, në mënyrë që të qetësohej dhe të “merrte veten” nga gabimet që pranoi se i ka bërë gjatë këtij spektakli.

Sipas saj, izolimi do ta ndihmonte të reflektonte dhe të përballej më qetë me gjithë çfarë kishte ndodhur brenda formatit, veçanërisht pas reagimeve dhe debatit që u krijua në publik.

Gjatë bisedës në studio, Einxhel solli në vëmendje edhe një tjetër moment të ndjeshëm për Fabjolën: situatën me vëllain e saj, i cili pak javë më parë kishte hyrë në fermë dhe e kishte kritikuar publikisht për lidhjen me Adionin, duke i thënë se familja nuk ishte dakord.

Në atë moment, Fabjola reagoi me një pyetje të shkurtër dhe ironike, duke iu referuar vëllait: “A është në Angli të paktën?”, pyetje që u interpretua si një lloj distance dhe mërzie ndaj mënyrës se si ishte trajtuar nga familjarët në atë periudhë.

Menjëherë pas kësaj, ndërhyri prezantuesja Arbana Osmani, e cila tha se familjarët e Fabjolës kishin kontaktuar produksionin, ishin interesuar për gjendjen e saj dhe se e prisnin jashtë me përkrahje.

Por reagimi i Fabjolës në atë çast tërhoqi vëmendje. Ajo bëri një gjest me duar, duke imituar “krahëhapur” në mënyrë të çuditshme, pothuajse si një lëvizje boksi, gjë që la të kuptohet se ndoshta raporti i saj me familjen nuk është aq i qetë sa mund të mendohet dhe se ajo nuk është e sigurt nëse do të pritet vërtet mirë pas gjithë asaj që ndodhi në “Ferma VIP 3”.

Ky detaj i vogël, por domethënës, shtoi edhe më shumë kureshtjen e publikut për atë se çfarë e pret Fabjolën jashtë formatit dhe si do të përballet ajo me pasojat e rrugëtimit të saj në spektakël. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.