KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

A do të luajë Kylian Mbappe nga fillimi? Deschamps konfirmon gjendjen e yllit francez

A do të luajë Kylian Mbappe nga fillimi? Deschamps konfirmon gjendjen e yllit francez

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka qetësuar tifozët lidhur me gjendjen fizike të Kylian Mbappe para gjysmëfinales së Kupës së Botës kundër Spanjës.

Sulmuesi francez u pa duke u stërvitur veçmas gjatë një pjese të seancës stërvitore dhe, sipas raportimeve të RMC Sport, shfaqi shenja dhimbjeje pas një goditjeje në portë. Megjithatë, Deschamps insistoi se nuk ka arsye për shqetësim.

“Kylian ndihet mirë. Nuk mund të jesh më shumë se 100 për qind. Po, ai është 100 për qind gati”.

“A po nxirrni përfundime nga ajo që ndodhi pasdite? Ai, ashtu si të gjithë të tjerët, ka të drejtë të punojë 10 minuta në vend të 20 gjatë një ushtrimi në stërvitje”, deklaroi Deschamps.

Sipas raportimeve të The Athletic, Mbappe pritet të jetë titullar në sfidën ndaj Spanjës.

Kujtojmë se 27-vjeçari pësoi një lëndim në çerekfinalen ndaj Marokut dhe u zëvendësua në minutën e 77-të, çka ngriti pikëpyetje për gatishmërinë e tij. Megjithatë, deklaratat e Deschamps tregojnë se kapiteni i Francës është plotësisht i gatshëm për përballjen vendimtare ndaj Spanjës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.