KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Si të rinovoni fshirësit e xhamit pa i zëvendësuar?

Si të rinovoni fshirësit e xhamit pa i zëvendësuar?

Lehtë mund të vërehet se fshirësit e xhamit në automjet nuk funksionojnë si më parë kur pas tyre mbetet shenja uji ose kur fshijnë duke lënë pjesë të xhamit të paprekura.

Të gjitha këto ndikojnë në sigurinë gjatë drejtimit dhe kjo është një shenjë se ka ardhur koha për t’i zëvendësuar, por nuk duhet domosdoshmërisht të jetë kështu. Mund të kurseni para duke përdorur atë që quhet prerja e fshirësit.

Prerja nuk është gjithmonë opsion. Nëse gomat e fshirësve janë tashmë të thyeshme ose të forta, do t’ju duhet t’i zëvendësoni.

Për prerje do t’ju duhet edhe një thikë speciale, e cila në Kroaci mund të gjendet për pak më shumë se 20 euro. Fshirësit është më mirë t’i palosni ose t’i çmontoni tërësisht para prerjes, ndërsa gomën duhet ta pastroni më pas me një leckë të lagur në ujë ku keni tretur detergjent.

Më mirë është të prisni në temperaturë dhome sepse gome është më e butë atëherë.

Thikën duhet ta tërhiqni përgjatë fshirësit me presion të lehtë. Përdorni gërshërë për të prerë skajin që zakonisht mbetet pas prerjes, këshillon Klubi Gjerman i Automjeteve (ADAC).

Nëse nuk e kryeni mirë gjithë procedurën, fshirësi i xhamit mund të përkeqësojë ndjeshëm rezultatin e fshirjes.

Prerja nuk mund të bëhet pafundësisht; zakonisht pas herës së dytë duhet të blini fshirës të rinj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.