KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Data e publikimit dhe porositë paraprake – kur del Grand Theft Auto 6?

Data e publikimit dhe porositë paraprake – kur del Grand Theft Auto 6?

Fansat e serisë Grand Theft Auto kanë marrë më në fund informacionet më të reja për pjesën e shumëpritur GTA 6 (Grand Theft Auto VI).

Video-loja e re e kompanisë Rockstar Games pritet të publikohet më 19 nëntor 2026, pas disa shtyrjeve të datës fillestare të daljes.

Porositë paraprake për lojën do të hapen më 25 qershor, ndërsa lojtarët do të mund ta blejnë përmes platformave digjitale dhe disa shitësve të autorizuar. Detajet për çmimet dhe edicionet speciale ende nuk janë bërë të ditura.

GTA 6 është një nga lojërat më të pritshme në historinë e industrisë së video-lojërave.

– YouTube www.youtube.com

Video-loja do të rikthehet në qytetin imagjinar Vice City, të frymëzuar nga Miami, dhe pritet të sjellë një botë të hapur shumë më të madhe dhe më të detajuar se në pjesët e mëparshme.

Kjo do të jetë loja e parë kryesore e serisë pas GTA V, e cila u publikua në vitin 2013 dhe u bë një nga video-lojërat më të suksesshme të të gjitha kohërave.

Rockstar ka deklaruar se vonesat kanë ardhur për të siguruar që loja të arrijë nivelin maksimal të cilësisë dhe të përmbushë pritshmëritë shumë të larta të fansave.

GTA 6 do të jetë fillimisht në dispozicion për PlayStation 5 dhe Xbox Series X/S. Një version për PC ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.