KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

“Ti je shoqe e keqe” – Nichi me akuza ndaj Anjezës(VIDEO)

“Ti je shoqe e keqe” – Nichi me akuza ndaj Anjezës(VIDEO)

Marrëdhënia mes Antonetës dhe Nichit, të cilët kanë shfaqur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, po kalon një periudhë të vështirë.

Raporti i tyre është tensionuar pas disa mosmarrëveshjeve, ndërsa xhelozia nga të dyja palët është bërë e dukshme edhe gjatë një momenti feste në shtëpi.

Pas një tjetër debati, Antoneta nuk ka arritur t'i përmbajë emocionet dhe ka shpërthyer në lot.

Ndërkohë, situata është tensionuar edhe mes Nichit dhe Anjezës. Ky i fundit e ka akuzuar atë se nuk i ka qëndruar pranë Antonetës në momentet kur kishte nevojë për mbështetje.

“Çikë e keqe je, seriozisht po të them, kurrë më keq s'ka qenë çika. Ti je shoqe fake”, i tha Nichi Anjezës.

Ajo iu kundërpërgjigj duke i kërkuar të mos ndërhyjë në raportin e saj me Antonetën.

“Na keni lodhë, ti mos i rri afër, ti i ke bërë keq”, deklaroi Anjeza.

Nichi, nga ana tjetër, u shpreh se nuk do të shqetësohej për dikë që e konsideron shoqe, nëse nuk do ta shihte si të tillë.

“As gjumin nuk e prish për dikë që e konsideron shoqe”, tha ai.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.